Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia bën me dije se viktima është një 55-vjeçar me inicialet P.A., banues në Finiq, i cili duke lëvizur me eskavator me kovën lart, aksidentalisht mjeti ka prekur telat e rrymës elektrike. Për pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


