• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIZET SËRISH SITUATA/ Shënohen luftime të reja në Nagorno Karabak
Home
Nderkombetare

NDIZET SËRISH SITUATA/ Shënohen luftime të reja në Nagorno Karabak

12 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria ruse të shtunën raportoi një shkelje të armëpushimit që i dha fund konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

“Një rast i shkeljes së armëpushimit u raportua më 11 dhjetor në rrethin Hadrut”, tha një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka vendosur paqeruajtës në rajon.

Ushtria armene njoftoi se dy fshatra që janë nën kontrollin e Karabakut janë sulmuar nga ana e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ishin marrë “kundërmasa të duhura” kundër “provokimeve” nga pala tjetër, por shtoi se armëpushimi “aktualisht po respektohej”, shkruan Rel.

Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse ruse konfirmoi “shkëmbimin e zjarrit me armë automatike”, duke i thënë agjencisë Ria Novosti se kërkesat për të respektuar armëpushimin u ishin dërguar të dyja palëve.

Më herët gjatë ditës, forcat e Karabakut njoftuan se tre luftëtarë të tyre ishin plagosur në një sulm nga forcat Azerbajxhanase.

Gjashtë javë luftime në Nagorno Karabak, të cilat lanë mijëra të vdekur në të dy palët, përfunduan me një shkatërrim për ushtrinë armene.

Marrëveshja e armëpushimit sponsorizuar nga Moska, në nëntor, i dha Azerbajxhanit fitimet territoriale dhe lejoi që rreth 2.000 paqeruajtës rusë të vendosen në rajon.

Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo arment etnikë përbënin pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe refuzonin rregullin azerbajxhanas.

Ata kanë udhëhequr çështjet e tyre vetë, me mbështetje të Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit dhe civilët etnikë të këtij shteti janë larguar nga rajoni, në luftën që ka përfunduar me armëpushim më 1994.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ FDA e prerë: Nuk mjafton 1 dozë e vaksinës Pfizer, duhen 2
Previous article FITON BETEJËN ME COVID-19 DHE RIKTHEHET SË SHPEJTI NË SHQIPËRI/ Imzot Frendo: Ju falenderoj të gjithëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT