George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë ka fituar betejën me koronavirusin.
Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, në datën 15 dhjetor 2020, ndërsa ka dhënë edhe një mesazh falenderues për të gjithë ata që janë lutur për të.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.


