• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ilir Meta ka të drejtë, ndryshimi i madh do ndodhë vetëm pasi të iki ai dhe Sali Berisha
Home
Ekskluzive

Ilir Meta ka të drejtë, ndryshimi i madh do ndodhë vetëm pasi të iki ai dhe Sali Berisha

12 December, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Presidenti i Republikës vijon sipas mënyrës së tij, që ti udhëheqë protestat e dhunshme të disa grupeve ndaj institucioneve në Tiranë e qytete të tjera të vendit, pas vdekjes tragjike të një 25 vjeçari në Laprakë. Këtë radhë përmes një mesazhi të koduar drejtuar të rinjve, Ilir Meta është munduar që të hedhi lart një gur, i cili ngado që të bjerë përfundon mbi kokën e tij dhe të Sali Berishës.

Duke deklaruar se vendit i duhet një ndryshim i fortë e i madh, Kryetari i Shtetit ka thënë një të vërtetë të pamohueshme, por ironia është se me këtë ai ka parasysh gjithkënd tjetër përveç vetes e Sali Berishë. Duke harruar se të dy janë në krye të vendit, nga dita zero e pluralizmit dhe prej atëherë kanë 60 vjet që e drejtojnë këtë vend sëbashku, duke ia kaluar në pluralizëm edhe Enver Hoxhës në sistemin monist.

Mjafton të lexosh se si Ilir Meta ia përkëdhel ëndrrat të rinjve, për të kuptuar se Kryeëndrra e tij, është largimi i mazhorancës përmes dhunës së tyre, e sponsorizuar nga ai vetë dhe liderët e tjerë të opozitës:

“Nxis të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në politikë dhe të mos presin nga askush përfshi dhe Ilir Metën, që do të ndryshojë të ardhmen e tyre. Të mbështesin njëri tjetrin sepse kanë sfida të përbashkëta dhe duhet të përcaktojnë disa qëllime të përbashkëta për të ardhmen e vendit dhe të ardhmen e tyre.

Të rinjtë nuk duhet më të presin, por të bashkohen. Nxis partitë të kenë sa më shumë të rinj të edukuar dhe të përgjjegjshëm dhe vizion në listat e tyre për deputetë e këshilltarë në çdo vendimmarrje. E para mendoj që vetë të rinjtë nuk duhet më të presin. Duhet të lëvizin, të bashkohen. Duhet ta kenë të qartë që ky është vendi i tyre. Ku do mund të shkojnë jashtë por atdhe nuk do gjejnë asgjëkundi.

Nuk mund të presin të rinjtë nga politika për të hapur një dritare për ta, sepse po të ishte politika do ta kishte hapur me kohë dhe nuk do të ishim në këtë situatë e bilanc demokratik, ekonomik e social. Rinia duhet të marrë në dorë politikën”,- tha Presidenti.

Ky është një leksion i bukur, nëse këtë do ta jepte dikush që nuk ka qenë asnjë ditë as deputet, as ministër, as zëvendës Kryeministër, as Kryeministër, as Kryetari i Parlamentit dhe as Presidenti i kësaj Republike në këto tri dekadat e fundit. Por, e thënë kjo nga njeriu që në 108 vitet e historisë së këtij shteti, është i vetmi që i ka marë të gjithë këto, kjo është për të vënë kujën.

Ndaj Ilir Meta nuk mund të fshihet dot as pas deklaratave, as pas kompjuterit dhe as pas fasadës për ti fyer inteligjencën shqiptarëve në përgjithësi dhe të rinjve në veçanti. Pas përpjekjeve të fundit për të ngjizur “revolucionin e gurëve”, nëse ka një të vërtetë në ndonjë nga thëniet e tij të fundit, ajo është vetëm një:

PO, 25 prilli 2021, është një referendum. Një referendum për të larguar njëherë e përgjithmonë me votë Ilir Metën dhe Sali Berishën nga skena e madhe e politikës shqiptare. Pas kësaj, është çdoherë e më kollaj që në 30 vitet e ardhëshme, të ikin gjithë të tjerët një e nga një me radhë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEST: Gjëja e parë që shihni në këtë FOTO tregon shumë për personalitetin tuaj
Previous article E PADËGJUAR/ Stresi i bën thirrje Joe BIDEN që ta ndihmojë me... protestën

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT