Ndër shumë zhvillime të ditëve të fundit, ajo që ka bërë përshtypje kanë qenë edhe të miturit që janë përdorur për organizimin e protestave të dhunshme.
Këngëtari Arkimed Lushaj i cili u shfaq si organizator i protestave, herë pas here i ka bërë thirrje fansave të tij në rrjetet sociale për t’u ngritur në protestë dhe sulmuar institucionet.
Duke qenë shumë të ndjekur në rrjetet sociale kryesisht nga të rinjtë, këngëtari ka shfrytëzuar network-un e tij për të nxitur minorenët drejt dhunës.
Po çfarë është i aftë të bëjë një minoren që është fans i Arkimed Lushajt apo i njohur ndyrshe me emrin e artit “Stresi”? Më poshtë një video nga një i ri që tregon gadishmërinë e tij.


