• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDALIM DALJE JASHTË SHTETIT DHE NGA VLORA/ OFL i vendos masë kufizuese para arrestimit Viktor Ymerit
Home
Aktualitet
Kronikë

NDALIM DALJE JASHTË SHTETIT DHE NGA VLORA/ OFL i vendos masë kufizuese para arrestimit Viktor Ymerit

12 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Viktor Ymeri, “i forti” i Vlorës që në 7 dhjetor 2020,u arrestua nga SPAK, si i dyshuar në pjesëmarrjen e vrasjes së Vajdin Lamaj dhe Dritan Arsit në 27 shkurt 2005, kishte një masë ndalimi për të dalë jashtë shtetit dhe nga territori i qarkut të Vlorës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Operacionit “Forca e Ligjit”, të cilët thanë për “Shqiptarja.com”, se para arrestimit nga SPAK, ata kishin bërë izolimin e Ymerit, duke mos i dhënë mundësi ikje.

Për më tepër agjentë të policisë së Vlorës, e kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe në vëzhgim. Sipas burimeve, nga ana e OFL-së, Viktor Ymerit, i është komunikuar në mesin e muajin nëntor në ambientet e policisë së Vlorës, masa e ndaluese për të dalë jashtë shtetit dhe territori i Qarkut të Vlorës.

Vendimi është marrë sipas dispozitave ligjore të aktit-normativ të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurisë financiare që disponojnë elementët kriminalë. Me marrjen e këtij vendimi, Viktor Ymeri, që prej muajit nëntor jo vetëm që nuk mund të udhëtonte jashtë Shqipërisë, por s’mund të shkonte dot, as deri në Fier. Në momentin e arrestimit, Ymeri është ndaluar në banesën e tij dhe më pas është transportuar në drejtim të policisë së Tiranës.

Pak ditë më parë SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

I penduari Luftar Reçi ka dëshmuar se si u përgatit e gjithë ngjarja e ekzekutimit në makinë të Klodjan Saliut në aksin Durrës-Tiranë nga Lul Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar dhe Indrit Rusi. Ndërsa ka treguar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn, ndërsa sipas dëshmisë se të penduarit Luftar Reçi ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin në llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim./ shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË E RËNDUAR E COVID-19/ Mbi 71 milionë raste në të gjithë botën...
Previous article U INFEKTUA ME COVID-19 PAK DITË MË PARË/ Genc Prelvukaj përfundon në spital. Eni Koçi: Do ta kalojmë...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT