• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINA ANTI-COVID/ OBSH: Na duhen 4.3 miliardë dollarë, donatorët të ndihmojnë
Home
Nderkombetare

VAKSINA ANTI-COVID/ OBSH: Na duhen 4.3 miliardë dollarë, donatorët të ndihmojnë

12 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se nevojiten veprime dhe para në mënyrë që vaksinat e koronavirusit të jenë të disponueshme në të gjithë botën, tani që ato po miratohen në vendet perëndimore.

Gjatë informimit për COVID-19 në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus përshëndeti faktin që Britania ka filluar të vaksinojë qytetarët e saj dhe që Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët nuk do të vonojnë ta bëjnë këtë. Ai tha se të kesh vaksina të sigurta dhe të mira për një virus që ishte krejtësisht i panjohur një vit më parë, kjo është një “arritje mahnitëse shkencore”.

Shefi i OBSH-së vuri në dukje se do të ishte një arritje edhe më e madhe nëse të gjitha vendet do të kenë qasje të barabartë te këto vaksina. Zoti Tedros tha se agjencia e OKB-së ka punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të marrë angazhime politike nga udhëheqësit botërorë për qasje të barabartë te vaksinat dhe shtoi se dëshiron t’i shohë këto angazhime të përkthyera në veprim.

Ai tha se OBSH-së i duhen 4.3 miliardë dollarë për të siguruar vaksina për vendet në nevojë dhe u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë për të plotësuar financimin e munguar.

Drejtori i Përgjithshëm tha se organizata po punon me partnerët e saj në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë infrastrukturën e duhur për shpërndarjen e vaksinave te popullatat e tyre. Zoti Tedros tha se OBSH-ja, përmes projektit të saj të bashkëpunimit për vaksinat COVAX dhe 189 vendeve pjesëmarrëse, ka siguruar gati një miliard doza të tre vaksinave të mundshme.

Por ai tha gjithashtu se mbyllja e hendekut në financim është thelbësore për të siguruar mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën.

“Ne të gjithë kemi parë imazhe të njerëzve që vaksinohen kundër COVID-19. Ne duam t’i shohim të njëjtat imazhe në të gjithë botën dhe kjo do të ishte një shenjë e vërtetë solidariteti”, tha ai të premten./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VËMENDJE MIQ..."/ Një tjetër mashtrim në emër të Aurela Gaçes, këngëtarja: Dikush po bën një lojë me shumë...
Previous article SITUATA E COVID-19 NË VEND/ Që prej fillimit të pandemisë 26 mjekë kanë humbur jetën (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT