Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga vizita e tij në spital, ku ndodhet polici i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së parë të qytetarëve pas vrasjes së Klodian Rashës.
Teksa i uron shërim të shpejtë, Rama siguron që drejtësia nuk do të vonojë mbi ata që dhunojnë efektivët dhe as ndaj atyre që duan të djegin Shqipërinë.
Shënimi i Ramës
Të shkuara dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë



