Emiliano Shullazi, Lul Berisha dhe pesë persona të tjerë janë tradhëtuar nga një dëshmitar i penduar, i cili ka marrë një dënim të gjatë në burg dhe i cili me sa duket ka vendosur të flasë, pasi disa herë kanë dashur ti bëjnë atentat aty ku po kryen dënimin.
Është pikërisht ky i penduar që ka lolur për SPAK dhe i cili ka lidhur së bashku dy vrasjet atë të Klodian Spahiut më 26 shkurt 2005 dhe një ditë më pas vrasjen e Vajdin Lamaj të cilit i shpërthu ashansori i pallatit të tij.
“SPAK pretendon se ka një dëshmitar të penduar që ka rrëfyer dy ngjarjet e lidhura mes tyre. Unë e kam intervistuar atë para disa vitesh në një burg të sigurisë së lartë por nuk e kam transmetuar, sepse në pamje të parë dëshmia që ai jeptenuk bazohej në asnjë dokument zyrtar.
Më pas personi i penduar është shoqëruar të paktën 10 herë në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe është marr edhe në mbrojtje brenda ambienteve të burgut”, tha në Opinion gazetarja Klodi Lala.
Ndërsa Artan Hoxha bëri të ditur dhe emrin e tij. Ai tha se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.
“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. I dënuar për vrasjen e Maks Lalës një vrasje e vitit 2009 në urën e Shkopetit.
Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën. I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marr bidona me benzinë është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës”, tha ai.
Sipas Hoxhës, ka qenë nfrika se mund ta eleminonnin në burg që e ka bërë të penduarin të flasë.
“Ai dëshmonte se ishte paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Nga pas i vinte edhe ekzekutuesi.
Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë”.
Por me sa duket askush s’ka dashur ti prekë këto patate të nxehta para ngritjes së SPAK.
“Problemi i të dhënave të tij ishte sepse Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, u shpreh Hoxha.


