• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PACIENTËT ME DIABET PREKEN MË RËNDË NGA COVID”/ Mjeku Alimehmeti: Nuk mund të bëjmë krahasim me Italinë…
Home
Sociale

“PACIENTËT ME DIABET PREKEN MË RËNDË NGA COVID”/ Mjeku Alimehmeti: Nuk mund të bëjmë krahasim me Italinë…

8 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar në studion e emisionit ABC-ja e Mëngjesit se pacientët e prekur nga COVID-19 që vuajnë nga diabeti janë më të rriskuar. Ai deklaroi se ende nuk dihet nëse kjo vjen për shkak vetëm të diabetit apo si shkak të çdo patologjie shtesë në trup. Duke krahasuar me rastin e Italisë, Alimehmeti tha se mosha mesatare e fataliteteve ka qenë më e lartë atje dhe pacientët kanë pasur më shumë se 2 sëmundje shoqëruese. Ai këshilloi të gjithë qytetarët, veçanërisht moshat e mëdha të bëjnë një matje të glicemisë të paktën një herë në vit për shkak se një sëmundje e kapur në kohë mund të trajtohet me më pak pasoja të rënda.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar në studion e emisionit ABC-ja e Mëngjesit se pacientët e prekur nga COVID-19 që vuajnë nga diabeti janë më të rriskuar. Ai deklaroi se ende nuk dihet nëse kjo vjen për shkak vetëm të diabetit apo si shkak të çdo patologjie shtesë në trup. Duke krahasuar me rastin e Italisë, Alimehmeti tha se mosha mesatare e fataliteteve ka qenë më e lartë atje dhe pacientët kanë pasur më shumë se 2 sëmundje shoqëruese.

Ai këshilloi të gjithë qytetarët, veçanërisht moshat e mëdha të bëjnë një matje të glicemisë të paktën një herë në vit për shkak se një sëmundje e kapur në kohë mund të trajtohet me më pak pasoja të rënda.

“Të kesh diabetin në historinë tënde personale shëndetësore është një risk më shumë sa i përket formave të rënda. Nuk e dimë nëse është vetë diabeti problemi apo një patologji që ndodhet në trup dhe rëndon gjendjen. Ata që kanë ndërruar jetë në Itali që kanë një moshë mesatare më të madhe dhe 3-4 sëmundje secili. Nuk mund të bëjmë krahasim me Italinë por fakti që janë moshë e madhe këta persona që kanë fatalitete. Kur pacientët kanë një kontroll të mirë të glicemisë shkojnë shumë më mirë se pjesa tjetër.

Për çdo tre pacient në Shqipëri një prej tyre ende nuk e di që është me diabet. Ngadalësimi i shërbimit dhe moskryerja normale e këtij shërbimi disa persona i ka bërë që të vonohet diagnoza. Duhet të marrim parasysh që diabeti nuk ka ndonjë problem të madh nëse nuk shkakton probleme akute. Kjo është një gjë e mirë por nga ana tjetër është një shkëputje. Bëj një thirrje që matja e glicemisë një herë në vit është shumë e rëndësishme se sa më shpejt të kapet aq më shpejt ekuilibrohet. Të dhënat që vijnë nga organizatat serioze flasin për kequshqyerje të lartë e cila do sjellë problemet e veta afatgjata. Ka një term që ka histori metabolike. Çdo gjë që bëjmë mund të japë pasoja pas disa vitesh”, tha Alimehmeti./a.p

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETËR NGA FRONTI I LUFTËS ME COVID/ Prof. Perlat Kapisyzi: Ne luftojmë për jetën, kurse në ekrane dalin "ekspertë" që...
Previous article RRITJE ALARMANTE E SHIFRAVE/ Gjermania rrezikon karantinë që nga 27 dhjetori

s.autor

Postime të ngjashme

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

PËRDHUNOI TË RENË GREKE KATËR VITE MË PARË/ Arrestohet në Mal të zi shqiptari 52-vjeçar Aktualitet

PËRDHUNOI TË RENË GREKE KATËR VITE MË PARË/ Arrestohet në Mal të zi shqiptari 52-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT