Bashkia e Tiranës thotë se deri tani 70 banesa individuale janë dorëzuar te përfituesit në Tiranë, si pjesë e programit të rindërtimit që po zbatohet nga kjo Bashki.
Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku bëri të ditur në “Wake Up” se janë 599 shtëpi që do të rindërtohen nga e para.
“Deri tani janë 70 shtëpi të dorëzuara, ndërkohë janë në proces 599 që janë duke u ndërtuar. Ne besojmë që deri në fund të muajit dhjetor do të kemi 170-180 shtëpi të mbaruara., ndërsa pjesa tjetër do të mbarojë me çështje javësh pas dhjetorit.
Ne besojmë se i gjithë ky grup i parë do të mbarojë i gjithi brenda muajit shkurt”, bëri të ditur Mazniku.


