• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19 NË SHQIPËRI/ Më shumë të infektuar, por më pak shtrime në spital
Home
Sociale

SITUATA E COVID-19 NË SHQIPËRI/ Më shumë të infektuar, por më pak shtrime në spital

7 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Javët e fundit kanë sjellë shtim të rasteve pozitive me COVID-19, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për shtrimet në spital.

Edhe pse shifrat ditore në të shumtën e herëve kanë kapërcyer mbi 800, në spital numri i pacientëve nuk i ka tejkaluar 500. Dita me numrin të lartë të shtrimeve ishte e marta e 1 dhjetorit me 491 të shtruar, nga ku për shkak të mbingarkesës dhe ezaurimit u njoftua hapja e spitalit COVID 4 (ish-Universiteti “Kristal”).

Aktualisht, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, teksa jemi me mbi 20 mijë të infektuar aktivë, në spital po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë të intubuar. Vetëm përgjatë 3 ditëve të fundit kanë qenë mbi 800 raste ditore pozitive me COVID-19, ndërsa shtrimet në spital kanë ardhur në rënie. Kështu, nga 483 të shtruar që ishin të premten, të shtunën u raportuan 469 dhe një ditë më parë 479 pacientë. Por ndërkohë që numri i shtrimeve në spital ka ardhur në rënie, rastet fatale janë rritur ndjeshëm. Edhe të dielën u regjistrua një tjetër ditë me bilanc tragjik viktimash si pasojë e COVID-19.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

Teksa kemi hyrë në muajin e 10-të të pandemisë, zyrtarisht është bërë me dije se janë 905 persona që kanë humbur betejën me sëmundjen, ndërsa opozita ka hedhur dyshime se kjo shifër është edhe më e lartë. Lidhur me rastet e reja, edhe të dielën është regjistruar një tjetër ditë me numër të lartë të infektuarish. Kështu, nga mbi 2300 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 840 persona.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë nga 2374 testime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnjë, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan”, thuhet në raportin ditor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM GUARDIOLA"/ Pioli: Gabova në festën e golit, favoritë janë të tjerët
Previous article JONSON GATI TË LARGOHET NGA BISEDIMET E BREXIT/ Paralajmëron se s'do nënshkruajë marrëveshje me BE-në

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT