Shifra alarmante janë shënuar në 24 orët e fundit në Greqi, pasi 904 persona kanë rezultuar pozitivë ne testin për COVID.
Që nga fillimi i pandemnisë janë infektuar 115.471 persona, nga të cilët 52.8% janë meshkuj, ndërsa 4.3% kanë të bëjnë me udhëtimet që vijnë nga jashtë.
Ndërkohë në 4 orët e fundit ka patur edhe 101 qytetarë, duke e çuar në 3003 numrin e viktimave që nga shpërthimi i COVID-19.
Shifër e lartë është edhe ajo e të intubuarve, pasi 600 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.


