Pas një kohe të gjatë, ministria e Shëndetësisë ka mundësuar kontaktet e familjarëve me pacientët e shtruar me Covid.
Prej kohësh ishte këshilluar që t’u mundësohet një komunkimim i tillë, duke e cilësuar dhe si një ndihmë psikologjike nga ana e pacientëve. Ministria ka vendosur disa tableta telefonike për të realizuar komunikimin online me pacientët e shtruar dhe të familjarëve dhe kjo për një kohë të kufizuar dhe 24 orë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 469 pacientë me koronavirus, 31 në terapi intensive, 11 janë të intubuar. Jashtë dyerve të spitaleve ndodhen familjarë të shumtë në pritje të ndonjë lajmi të mirë me sytë nga mjekët.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak ditë më parë se një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme është vendosur në dispozicion që mes pacientëve dhe familjarëve të mos mungojë komunikimi për t’ju dhënë zemër të shtruarve në spital me Covid-19.


