• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POST ZGJEDHJE NË SHBA/ Sfidë tjetër ligjore nga fushata e presidentit Trump për REZULTATIN
Home
Nderkombetare

POST ZGJEDHJE NË SHBA/ Sfidë tjetër ligjore nga fushata e presidentit Trump për REZULTATIN

5 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Ekipi elektoral i Presidentit Donald Trump tha se ka ngritur një padi në gjykatën shtetërore të Xhorxhias të premten duke kërkuar të zhvleftësojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në atë shtet, e fundit në një sërë sfidash ligjore që synojnë përmbysjen e humbjes së tij, por që deri tani kanë qenë të pasuksesshme.

Ekipi elektoral i zotit Trump tha në një deklaratë se padia e re do të përfshinte deklarata të banorëve të Xhorxhias që pretendojnë mashtrim me votat.

Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, një republikan, dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kanë gjetur prova manipulimi të përhapur në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku fitoi demokrati Joe Biden.

Ekipi i zotit Trump dhe individë që e mbështesin atë, kanë pësuar një sërë humbjesh ligjore në të gjithë vendin, përfshirë paditë e ngritura në Nevada dhe Uiskonsin, ku ata kishin kërkuar urdhëra gjykate për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të atyre shteteve.

Presidenti i zgjedhur Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor – nga 270 që është minimumi i nevojshëm – kundrejt 232 votave të zotit Trump.

Ekipi elektoral i zotit Trump ka shpenzuar gati 9 milionë dollarë në përpjekjet e saj të pasuksesshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë gati 2.3 milionë dollarë për avokatë dhe konsulentë.

Ekipi i tij elektoral dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë grumbulluar të paktën 207.5 milionë dollarë që nga Dita e Zgjedhjeve, shumica e tyre nga thirrjet për dhurime për një “Fond Zyrtar për Mbrojtjen e Zgjedhjeve”.

Por në detajet që nuk ishin vënë shumë në pah, bëhej e qartë se shuma e parave do të shkonte për përparësitë e tjera përmes komitetit të ri të veprimit politik të Trump, i cili mund të nxisë nismat e tij të ardhshme politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARMA E FORTË ËSHTË..."/ Silva Bino zbulon nëse VAKSINA do të jetë apo jo e detyrueshme në Shqipëri
Previous article "FJALËT E QIRIRIT"/ Saimir Pirgu sjell Naimin në Koncertin e Vjenës për Krishtlindje (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT