• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 NË SHQIPËRI/ Brataj jep LAJMIN E MIRË: Ja si është situata. RËNIA e vdekshmërisë… (SHIFRAT)
Home
Breaking News

COVID-19 NË SHQIPËRI/ Brataj jep LAJMIN E MIRË: Ja si është situata. RËNIA e vdekshmërisë… (SHIFRAT)

4 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj tha se pavarësisht shifrave të larta në vend, në fakt është ulur vdekshmëria krahasuar me fillimin e pandemisë si dhe ka një ulje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale. Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se në fillim të pandemisë virulenca dhe infektimi ishte shumë i lartë ndërsa vdekshmëria ishte 4.4 %, ndërsa sot vdekshmëria është ulur me 50 % dhe është 2.1 %. Brataj tha se ka dhe një ulje të lehtë të shtrimit në spitale që për epidemiologët është një shenjë pozitive. Gjithashtu Brataj tha se persona që shfaqin simptomat ka mbi 90 % shanse të dalë pozitiv, ndërsa tek ta asimptomatikët ka 50 % që të gabosh dhe ta nxjerrësh negativ, por që në fakt është pozitiv.

“Procesi i pandemisë është shumë dinamik, pasi janë dinamike dhe vetë indikatorët e saj. Bërja e tamponit 5 ditë e para kur ka simptoma,testi ka siguri mbi 90 % që do të dalë pozitiv. Ndërsa tek asimptomatikët ke një  rrezikshmëri gabimi mbi  50 %, ku mund të dal negativ dhe në fakt është pozitiv. Nuk është si në fillim ku virulenca ishte shumë e madhe dhe infektimi ishte më i shpejtë. Pavarësisht se shifrat janë rritur nga 500 në 600 dhe sot 800, infektimi në përqindje është e ulët nga sa ishte në fillim, pasi kjo varet nga raporti i numrit të testeve dhe numri i të infektuarve në total. Vdekshmëria në fillim ishte 4.4 %, sot jemi 2.1 %.  Gjithashtu ka një ulje të lehtë të shtrimit në spitale”, tha Brataj.

Nëlidhje me testin e shpejt që tek ne do të fillojë të përdoret javë tjetër në Tiranë, Brataj tha se ajo shkurton kohen duke dalë përgjigja në 30 minuta dhe ka një përqindje të lartë diagnostifikimi. Brataj tha se në shumicën e qendrave shëndetësore do të përcaktohet një dhomë ku do  të bëhen këto teste.

“Testi i shpejtë ia kalon ndoshta edhe tamponit, rritet përqindja e diagnozës dhe ulet koha në maksimum, del përgjigja brenda 30 minutave. Janë caktuar qendra thuajse në të gjitha qendrat shëndetësore për të bërë këtë test”, tha Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-PARTIZANI/ Rast i artë për "Demat", portieri "bardheblu" i mohon golin Bardhit (VIDEO)
Previous article VIZITAT TEK KISHA E LAÇIT DHE...HUDHRA/ Si po kërkojnë shqiptarët të mbrohen nga COVID

F.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT