Në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 49 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Sipas informacioneve për mediat, mes të infektuarve janë 5 mësues dhe 2 nxënës.
Po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe 4 raste pranë Sigurimeve Shoqërore në Vlorë, 1 punonjës parkimi në spital, 1 punonjës i gjykatës administrative Vlorë, 2 infermierë, 2 punonjëse banke, 1 pranë tatimeve në Novoselë, 4 raste në fasoneri.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një numër të lartë infektimesh, 801 raste të reja dhe 18 viktima nga koronavirusi.


