• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI FQINJIN ME ARMË ZJARRI NË PRANI TË FËMIJËVE/ Gjykata lë në burg autorin e ngjarjes në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI FQINJIN ME ARMË ZJARRI NË PRANI TË FËMIJËVE/ Gjykata lë në burg autorin e ngjarjes në Lezhë

4 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka pasur konflikte të vazhdueshme me Hil Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa pasur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij. Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Por kërkesa e palës mbrojtëse nuk u mor parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokuroria Arben Agovi e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohe vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet në ankimohet nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

69-vjeçari Gjergj Gjini i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hil Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij. Ka qenë ndërhyrja e fëmijëve dhe bashkëshortes së 43-vjeçarit të cilët janë përleshur dhe hequr armen nga dora autorit, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje me përmasa më të mëdha, referuar faktit se në makina ishin dhe katër fëmijët e mitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA ME COVID-19/ Manastirliu: Urgjenca Kombëtare në gatishmëri të plotë, kryen mbi 6 mijë misione...
Previous article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ OBSH: Gjendja në Evropë nuk është e qëndrueshme. Italia dhe Britania e Madhe...

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT