• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELASHE PËR IVANKA TRUMP/ Merret në pyetje lidhur me padinë për…
Home
Nderkombetare

TELASHE PËR IVANKA TRUMP/ Merret në pyetje lidhur me padinë për…

3 December, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit, u mor në pyetje këtë javë si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, Karl Racine njoftoi se dëshmia e saj u bë të martën.

Në padinë e ngritur në janar të këtij viti, prokurori Racine thotë se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trumpit dhe subjekte të tjera kishin keqpërdorur fonde të dhuruara nga organizata jofitimprurëse, për të pasuruar familjen Trump.

Sipas padisë, një korporatë jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat, e quajtur “Komisioni i 58-të Përurues Presidencial” bashkëpunoi me familjen Trump për të paguar shuma të mëdha për aktivitete të organizuara në hotelin “Trump International” në Uashington.

Sipas akuzës, në një rast, organizata jofitimprurëse pagoi më shumë se 300,000 dollarë për një pritje private në hotelin Trump për tre fëmijët e presidentit – Donald Jr., Ivanka dhe Eric – në mbrëmjen e inaugurimit të 20 janarit 2017. “Ligji kërkon që organizatat jofitimprurëse t’i përdorin fondet e tyre për qëllimin që kanë deklaruar publikisht, jo për të përfituar individë ose kompani private,” tha zyra e prokurorit Racine në fillim të këtij viti.

Aktpadia kërkon rikthimin e 1 milion dollarëve, që dyshohet se kanë shkuar drejtpërdrejt në biznesin e familjes Trump.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Komisioni Përurues ka thënë se buxheti i tij është inspektuar në mënyrë të pavarur dhe se të gjitha fondet janë shpenzuar në mënyrë të ligjshme.

Megjithëse ligjet e financimit të fushatave kufizojnë sasinë e kontributeve që jepen për to, komisionet e inaugurimit mund të pranojnë donacione të pakufizuara, përfshirë nga korporatat.

Sipas regjistrit të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, 107 milionë dollarët e mbledhur nga Komisioni Përurues i Presidentit Trump, i kryesuar nga investitori Thomas Barrack, ishte shuma më e madhe në histori.

Ish ndihmësi i fushatës së Presidentit Trump, Richard Gates shërbeu si nënkryetar i Komisionit Përurues.

Gates ishte një nga disa bashkëpunëtorët e zotit Trump që u dënua pas hetimeve të ish-Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Ndizet sfida në "San Siro", Milan realizon dy gola për 4 minuta ndaj Celtic (VIDEO)
Previous article E TRISHTË/ I infektuar me COVID-19, një tjetër MJEK humb jetën. Miqtë: Kjo flamë e zezë na mori...

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT