• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I PASURIVE TË ADRIATIK LLALLËS/ Reagon Yuri Kim: SPAK po jep rezultate
Home
Aktualitet
Drejtësi

SEKUESTRIMI I PASURIVE TË ADRIATIK LLALLËS/ Reagon Yuri Kim: SPAK po jep rezultate

3 December, 2020 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Vendimi i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion për të sekuestruar pasuritë e ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

Në një status në rrjetin social “Twitter” ajo shkruan se SPAK po jep rezultatet dhe SHBA vijon ta mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të nxjerrë fitimin nga korrupsioni. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së,” shkruan Kim.

Prej vitit 2018, disa mijëra metra katrot tokë dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

Tani SPAK sërish ka kërkuar që të vihen në sekuestro:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMAL MULOSMANI/ Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze
Previous article BURG PËR ATA QË BËJNË MEME? Rama e PËRGËNJESHTRON: Asnjë SHANS nuk ka! Po ku ta gjenim që analistët...

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT