Një ngjarje tepër e dhimbshme. Patricia dhe Leslie McËaters kaluan 47 vjet së bashku, e së bashku u larguan nga kjo botë.
Ata rritën fëmijët e tyre, nipër e mbesa dhe tani i kanë lënë pas me lot në sy.
Çifti nga Michigani vdiqën së bashku nga Covid-19, brenda disa sekondave. Patricia dhe Leslie Makgouoters ishin të pandashëm dhe një çift shumë i lumtur, shkruan “The New York Post”.
“Edhe pse u shokuam, nuk u habitëm aq shumë, pasi ata ishin gjithë kohën bashkë, e shijuan jetën e tyre së bashku. Është e bukur, por edhe aq tragjike. Ashtu si Romeo dhe Zhulieta”, tha Joanna Sisk, një nga fëmijët e tyre.
Patricia u infektua me virus, ndërsa ishte me bashkëshortin e saj në një restorant. Disa ditë më vonë, burri i saj po ashtu doli pozitiv.


