• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Austria mbyll turizmin dimëror dhe vendos karantinë për ata që kthehen nga jashtë
Home
Nderkombetare

SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Austria mbyll turizmin dimëror dhe vendos karantinë për ata që kthehen nga jashtë

2 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Austri, qeveria pritet të njoftojë ndalimin e turizmit dimëror gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Lajmin e ka dhënë gazeta vjeneze, “Der Standard”.

Ashensorët e skive do të jenë në veprim për banorët, por restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura. Në këtë mënyrë vendi dëshiron të shmangë përhapjen e infeksionit të koronavirusit. Në Austri, teleferikët konsiderohen mjet transporti dhe do të funksionojnë vetëm si të tillë.

Kështu, ëndrra austriake e “javës së bardhë” gjatë Krishtlindjeve mori fund. Në ditët e fundit, qeveria dhe autoritetet rajonale, kishin premtuar rifillimin e turizmit në kohë për “javët e bardha”, pavarësisht presionit të Italisë, Francës dhe Gjermanisë për një ndalesë të përbashkët evropiane të skive gjatë pushimeve.

Sidoqoftë, Austria është akoma në bllokim total dhe gjatë fundjavës testet e tamponëve do të fillojnë të kryen në masë në disa rajone të vendit dhe më pas duhet të shtrihen në të gjithë popullsinë deri në fund të vitit.

Por, rruga është e gjatë dhe të dhënat për infeksionet – sipas Ministrit të Shëndetësisë, Rudolf Anschober – janë ende shumë të larta. Pavarësisht nga izolimi, dje në fakt kishte edhe 3,033 raste të reja, duke e çuar totalin në pothuajse 55,000 të infektuar.

Sipas raporteve të medias, qeveria po përgatit gjithashtu një “goditje” për ata që kthehen nga udhëtimet jashtë vendit. Ata që kthehen nga një vend me një incidencë prej mbi 100 rastesh me Covid për 100,000 banorë, në 7 ditët e fundit do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë, ndërsa deri më tani ishte e mjaftueshme për të paraqitur një test negativ Covid jo më pak se 72 orë.

Për të shkurtuar izolimin, tamponi mund të bëhet pas 5 ditësh. Për karantinën nuk ka leje pune, d.m.th. një punonjës do të duhet të marrë pushime për këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I 27-VJEÇARIT NË VLORË/ Flasin banorët: E njihnim për njeri të mirë, të shtënat menduam se ishin fishekzjarre
Previous article DROGË, KALASHNIKOV DHE MUTACION LUFTARAK/ Arrestohet 26-vjeçari në Mirditë

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT