Detaje të reja vijnë nga vrasja e Benjamin Bezhanajt në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Burime bëjnë me dije se 27-vjeçari ka qenë në një burg në Belgjikë.
Sipas policisë, dyshohet se autorët e kanë ekzekutuar Bezhanajn 1 orë e gjysmë përpara se të gjendej nga efektivët.
Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19:30 minuta. Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurmë të mundshme që mund të vijë apo zbardh detaje rreth autorëve apo autorit.


