Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Mediat greke bëjnë me dije se ka rënë zjarr në një shtëpi ku jetonin shqiptarët rreth orës 11:00, dhe se në shtëpi ndodheshin vetëm 3 fëmijët e mitur.
Nëna dje kishte udhëtuar për në Shqipëri, ndërsa babai ishte në punë.
Për fëmijët kujdesej tezja, por që atë moment kishte dalë nga shtëpia. Ka qenë mbesa 13-vjeçe e cila ka njoftuar tezen se në banesë kishte rënë flakë.
Në moment ajo u thye në banesë dhe u fut në mes të flakëve për të shpëtuar nipërit dhe mbesën.
Ajo arriti të shpëtonte mbesën 13-vjeçare dhe nipin 6-vjeç, fatkeqsisht nuk arriti të mbijetonte djali tjetër 16-vjeç, i cili kishte kishte probleme me lëvizjen.
Shkaqet e zjarrit pritet të hetohen nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.


