• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E MADHE ME EMIRATET E BASHKUARA/ Balla: Pas ratifikimit në Kuvend, fillon ndërtimi i 2 mijë apartamenteve
Home
Politikë

MARRËVESHJA E MADHE ME EMIRATET E BASHKUARA/ Balla: Pas ratifikimit në Kuvend, fillon ndërtimi i 2 mijë apartamenteve

1 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për një nga projektet më të mëdha të Rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit, mbërriti në Kuvend për t’u ratifikuar. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se “falë angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje u firmos më 26 nëntor 2020 mes Fondit të Abu Dabit për Zhvillim dhe Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj”.

“Mbi 2000 apartamente tepër cilësore, të cilat me t’u ratifikuar Marrëveshja në Kuvend, fillon puna për ndërtimin e tyre, janë dhuratë nga Sheiku Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Ar matosura të EBA për popullin shqiptar dhe qytetin e Durrësit”, tha Balla. Gjithashtu, ai theksoi se “është dakordësuar edhe përfshirja e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm”.

“Pyetjeve pa kuptim se pse u desh kaq kohë për këtë marrëveshje, u themi se kjo është një Marrëveshje e Madhe për Rindërtimin, e negociuar dhe e firmosur në kohë rekord. Fondi i Abu Dabit për Zhvillim, edhe pse në kushtet e pandemisë botërore, është dëshmitari i kohës dhe efektivitetit të Qeverisë shqiptare në përgatitjen e kësaj Marrëveshje”, tha ai. Balla tha se “qeveria shqiptare do të financojë nga ana e saj të gjithë infrastrukturën komunitare të lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe, Mohamed Alabbar, krijuesi i Burj Khalifa godina më e lartë e Dubait, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës dhe qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga go ditja e 26 nëntorit 2019”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAPPE I SHTRENJTË DHE PËR REALIN/ Galaktikët ofrojnë para dhe dy lojtarë
Previous article VODHËN BIZHUTERI NË NJË ARGJENDARI ME VELRË.../ Arrestohen dy vëllezërit në Tiranë (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT