• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVIDIT NË SHQIPËRI/ Rekord VIKTIMASH në javën e fundit, ulet numri i rasteve të reja dhe…
Home
Breaking News

SITUATA E COVIDIT NË SHQIPËRI/ Rekord VIKTIMASH në javën e fundit, ulet numri i rasteve të reja dhe…

30 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri java e shkuar shënoi një tjetër rekord të vdekjeve nga Koronavirusi, ndërsa rastet e reja u ulën, paralelisht me reduktimin e testimeve

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës dëshmojnë se 94 persona, ose 9 më shumë se një javë më parë, humbën jetën në spitale, shifra më e lartë e rregjistruar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit pati 12 viktima: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Në total, deri më tani, janë 810 persona të cilët kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i vdekjeve u rrit, rastet e reja shënuan ulje me 9.8 përqind, duke zbritur në një total javor prej 4.626 të prekurish, ose një mesatare ditore prej 660 rastesh. Ulja duket se i dedikohet reduktimit, me mbi 11 përqind, të numrit të testimeve, të cilat, javën e shkuar ranë në 15.244 tamponë, me një mesatare ditore prej 2177 testimesh.

Në 24 orët e fundit u kryen 1948 tamponë, nga të cilët u konfirmuan 557 raste të reja: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Tkurrja e numrit të të prekurve nuk duket se reflekton ndonjë tendencë rënëse të përhapjes së pandemisë, përsa kohë pozitiviteti (raporti mes rasteve dhe numrit të testimeve) u rrit sërish duke u ngjitur në një mesatare të lartë javore prej 30.3 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Pasqyrë e kësaj situate është rritja progresive e atyre që kërkojnë trajtim spitalor. Në të tre strukturat COVID, deri pasditen e sotme rezultonin të shtruar 491 persona, nga të cilët 25 në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Të hënën e kaluar në spitale ishin 439 pacientë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Marash Kumbulla jep lajmin e mirë në rrjetet sociale: Është koha për... (FOTO)
Previous article SHËNOI GOLIN E TIJ TË PARË SI PROFESIONIST NË LA LIGA/ Talenti Romero: Një ëndërr, ia kushtoj edhe Maradonës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT