• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI QË VJEN NGA EKSPERTËT/ “Vaksina nuk do ta ndalojë evoluimin e koronavirusit, mund të bëhet më i…”
Home
Jetë

ALARMI QË VJEN NGA EKSPERTËT/ “Vaksina nuk do ta ndalojë evoluimin e koronavirusit, mund të bëhet më i…”

30 November, 2020 F.autor Jetë

Koronavirusi SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, mund të mos jetë kameleon si virusi i gripit, por edhe kur të nisë vaksinimi, kjo nuk do ta pengojë virusin të përhapet më tej apo edhe të bëhet më i ashpër, shkruajnë David Kennedy dhe Andrew Read në studimin e tyre të botuar në revistën shkencore  Plos Biology

Sipas shkencëtarëve amerikanë, kjo është arsyeja pse ne duhet të tregohemi vigjilent gjatë gjithë kohës, pasi ligjet e Darvinit janë po aq të rëndësishme sa ligjet e Pasteur, për sa i përket sëmundjeve infektive.

Me fjalë të tjera, ndërsa bakteret bëhen më rezistent ndaj antibiotikëve, viruset mund të evoluojnë dhe të bëhen më rezistent ndaj vaksinave.

Sipas profesorëve të biologjisë David Kennedy dhe Andrew Reed të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, ekziston një “mundësi” që evoluimi i koronavirusit të ri mund të minojë gradualisht efektivitetin e gjeneratës së parë të vaksinave.

“Siç ka ndodhur  me sëmundje të tjera, të tilla si pneumonia,  rezistenca ndaj infeksioneve virale mund të ulë efikasitetin e vaksinave.

“Duke mësuar nga përvoja e kaluar dhe duke zbatuar këtë njohuri në zhvillimin e vaksinave, ne mund të rrisim ndikimin pozitiv afatgjatë të vaksinave Covid-19”, tha Kennedy.

Ndër të tjera, të dy shkencëtarët sugjerojnë që mostrat nazofaringeale të marra nga vullnetarët gjatë testeve klinike të vaksinave të ndryshme duhet të analizohen për të përcaktuar ngarkesën e tyre virale në mënyrë që të zbulohet se si po evoluon transmetueshmëria e koronavirusit.

Studiuesit sugjerojnë gjithashtu që të dhënat gjenetike të marra përmes mostrave nazofaringeale duhet të përdoren për të zbuluar dhe monitoruar nëse virusi po evoluon në të vërtetë.

Për shembull, zbulimi i ndryshimeve gjenetike për shkak të mutacioneve midis gjenomeve të koronavirusit të njerëzve të vaksinuar, krahasuar me gjenomat e virusit të personave që nuk janë  të vaksinuar por kanë përdorur vetëm placebo, do të bëjë të mundur krahasimin e nevojshëm që na duhet për të përcaktuar nëse virusi zhvillohet edhe nën presionin e vaksinave.

Studimi sugjeron gjithashtu që të analizohen mostrat e gjakut të marra gjatë testeve klinike të vaksinave për të përcaktuar nëse ka imunitet të tepërt tek personat e vaksinuar duke matur antitrupat dhe limfocitet T.

Sipas mjekut Reed,  koronavirusi duhet të pësojë disa herë mutacion, në mënyrë që t’i mbijetojë sulmit që vjen nga  sistemi imunitar i njeriut.

Në përgjithësi, studiuesit janë optimistë se koronavirusi i ri nuk do të bëhet rezistent ndaj vaksinave. As bakteret dhe as viruset nuk zhvillojnë rezistencë ndaj vaksinave aq lehtë në krahasim me ilaçet e tjera.

Për shembull, vaksina e lisë nuk e ka humbur kurrë efektivitetin e saj, as vaksina e fruthit dhe poliomelitit, pavarësisht përdorimit të tyre shumë vjeçar.

E kundërta ndodh me antibiotikët, të cilët  humbasin shumë shpejt efikasitetin e tyre.

Pjesërisht, ndryshimi është se vaksinat zakonisht shkaktojnë një formë më të gjerë dhe më të larmishme të imunitetit ndërsa një antibiotik ka një objektiv më të ngushtë.

Vaksinat gjithashtu veprojnë para se patogjeni të shumëfishohet në trup, dhe në momentin që ne marrim antibiotikë ose ilaçe të tjera, bakteri ose virusi i synuar tashmë është riprodhuar në trupin tonë.

Ndonjëherë, viruset janë rezistentë ndaj vaksinave, por kjo nuk është diçka shumë e zakonshme.

Sipas Kennedy, deri më tani nuk ka asnjë provë, që vaksinat e para të testuara për koronavirus çojnë në rritjen e rezistencës së virusit, por situata duhet të monitorohet dhe, nëse do të jetë  e nevojshme, prodhuesit e vaksinave duhet të ndryshojnë përbërjen e tyre.(abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI DUKET NJË ÇIFT QË NUK I INTERESON..."/ Arbenita reagon për herë të parë rreth martesës me Feron (FOTO)
Previous article TAYNA PUBLIKON NJË VIDEO PROVOKUESE/ Reperja shqiptare bën twerk dhe i vë flakën rrjetit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT