Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, fatmirësisht pa viktima apo të lënduar.
Nga pamjet nga vendngjarja shihet se mjeti tip Audi si pasojë e përplasjes së fortë është shkatërruar i gjithi në pjesën e përparme. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se mjeti është përplasur dhe me dy mjete të tjera e ka përfunduar më pas mbi trafikndarëse.
Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në zonën e Stacionit të Trenit, ndërsa përplasja e fortë ka bërë që aty të mbidhen dhe qytetarë e banorë të zonës.




