Presidenti i zgjedhur, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së djeshme, për një dëmtim në kyçin e këmbës, teksa luante me një nga qentë e tij.
Incidenti ndodhi ndërkohë që demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, Delaëare, ku ata kanë një shtëpi pushimi.
Ekipi i tranzicionit të 78-vjeçarit lëshoi një deklaratë duke thënë se do të kontrollohet te një ortoped për të konstatuar natyrën e lëndimit, raporton Bloomberg.
Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm, pasi ka fituar zgjedhjet kundër Donald Trump.
Familja Biden ka dy qen, Champ dhe Major, por ata i thanë CBS Neës, se së bashku me qentë, gjithashtu planifikojnë të sjellin edhe një mace në Shtëpinë e Bardhë.




