Më shumë se 43 njerëz janë vrarë në atë që presidenti nigerian e ka përshkruar si një sulm “të çmendur” në Nigerinë veri-lindore.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur sulmuesit lidhën punëtorët bujqësorë që punonin në fushat e orizit dhe më pas i prenë fytin.
Ky është një nga sulmet më të rënda në muajt e fundit në një rajon ku Boko Haram dhe grupet kryengritëse të Shtetit Islamik janë aktive.
Por ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
“Unë dënoj vrasjen e fermerëve tanë të zellshëm nga terroristët në shtetin Borno. I gjithë vendi është dëmtuar nga këto vrasje të pakuptimta. Mendimet e mia janë me familjet e tyre në këtë kohë pikëllimi. Le të prehen shpirtrat e tyre në paqe,” tha Presidenti Muhammadu Buhari.


