• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Emigrantët regjistrim në e-albania. Qeveria: Kush nuk deklaron adresën s’ka të drejtë vote
Home
Sociale

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Emigrantët regjistrim në e-albania. Qeveria: Kush nuk deklaron adresën s’ka të drejtë vote

29 November, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Të gjithë shqiptarët që banojnë jashtë vendit në rast se nuk plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të adresës nuk do të kenë mundësi të votojnë apo të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptar.

Qeveria ka bërë publik vendimin e datës 4 nëntor ku i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania.

Në pikën 4 të këtij vendimi thuhet: “Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.

Në formular, emigrantëve u kërkohet të deklarojnë: të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm, për veten e tij dhe/ose edhe për anëtarët e së njëjtës certifikatë familjare, në rastin kur ata jetojnë me deklaruesin.

Më tej thuhet se “deklaruesi, bashkë me formularin, paraqet çdo dokument zyrtar, i cili provon gjenealitetet e shtetasit dhe adresën e plotësuar në formular, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.

Pasi plotësohet ky formular vetëdeklarimi, ai merret në dorëzim nga punonjësit e zyrës së gjendjes civile, nëse janë në përputhje me të dhënat e deklaruara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Pas kësaj faze çdo shqiptarët rezident jashtë vendit përfitojnë shërbimet shërbime të gjendjes civile; ushtrim të së drejtës së votës, në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në rast ndryshimi të adresës, shtetasi shqiptar deklaron adresën e re brenda 60 ditëve nga data e lidhjes së kontratës së qirasë apo e shitblerjes së objektit të banimit, si dhe çdo dokument tjetër që provon ndryshimin e adresës.

Regjistrimin e emigrantëve katër vite më parë e prezantoi si projektligj ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili deklaronte se emigrantët duhet të tregojnë adresat dhe shteti ka detyrim t’u shërbejë.

 “Ne emigrantëve u kërkojmë vetëm një gjë regjistrohu dhe na thuaj ku banon, shteti e ka pastaj detyrim duke të të shërbyer dhe lehtësuar aty ku është e nevojshme. Në çdo vend të botës qytetari ka përgjegjësi t’i deklarojë shtetit se unë banoj në këtë vend” tha Tahiri më 1 shkurt të 2016 .

Shqipëria aktualisht ka edhe ministri për Diasporën ndërsa prej më shumë se tre dekadash emigrim ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë banojnë nëpër botë njohur ndryshe edhe si Diaspora.

Po si mund të regjistrosh adresën e banimit në e-albania për emigrantët shqiptarë

Fillimisht të gjithë duhet të zotërojnë një llogari në këtë aplikacion ku regjistrohen me të dhënat e tyre dhe më pas pasi jeni identifikuar kërkoni shërbimin “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe pasi të lexoni hapat e nevojshëm të procedurës, klikoni butonin “PËRDOR”.

Për të vijuar me kryerjen e aplikimit shtyp “KRIJO NJË APLIKIM TË RI”

Pas butonit do të hapet aplikacioni ku emigrantët shqiptarë duhet të regjistrojnë adresën e banesës së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Nëna e infektuar me COVID lind foshnjën me antitrupa koronavirusi
Previous article "KEMI NEVOJË PËR INKURAJIM DHE FORCË"/ Veliaj takim me tenorin e mirënjohur nga Kosova, Ramë Lahaj

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT