• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH PËR 76-VJETORIN E ÇLIRIMIT/ Ruçi: 29 nëntori, datë supreme në kalendarin e lirisë. Është dita që kurorëzoi…
Home
Politikë

MESAZH PËR 76-VJETORIN E ÇLIRIMIT/ Ruçi: 29 nëntori, datë supreme në kalendarin e lirisë. Është dita që kurorëzoi…

29 November, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot njëmesazh përshendetës me rastin e 29 nëntorit, 76-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

“Në kalendarin e lirisë, 29 nëntori qëndron ndër datat më kryelarta të shqiptarëve.

Është dita që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë tëpartizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë.

Është dita që realizoi ëndrrën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit, e cila është vepër e çlirimtarëve dhe partizanëve shqiptarë.

Çlirimi ishte rezultat i betejave të përgjakshme nëmalet, luginat, fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë.

Fitimtarë të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare nuk ishin thjesht dhe vetëm partizanët shqiptarë; ishte populli shqiptar; ishte vetë Shqipëria.

Vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian e perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, progresit, paqes dhe zhvillimit.

Kolaboracionizmi, si një kërcënim i lirisë, në format e tij të ndryshme, të vjetra e të reja, tradicionale e moderne, e tërheq botën drejt të kaluarëës, pasigurisë, errësirës dhe regresit.

Liria nuk është thjesht dhe vetëm fitorja mbi pushtuesit, me maliherët dhe fishekët rrëmbyer armikut. Liria e vërtetë qëndron në dashurinë tonëpër të, të trashëguar brez pas brezi. Shpirtrat e lirë tënjerëzve të lirë janë mburoja e lirisë dhe garancia e saj.

Kombet që dhunojnë lirinë e të tjerëve, nuk e meritojnë lirinë e tyre. Në çdo kohë e në çdo vend, popujt që luftojnë për tu çliruar nuk mund të quhen pushtues, dhe viktimat që luftojnë për liri, drejtësi e dinjitet, nuk mund të quhen agresorë.

Lufta Antifashiste u bë në emër të të sotmes. Betejat e sotme për lirinë i bëjmë në emër të së ardhmes.

Për lirinë luftohet në çdo kohë dhe nga gjithkush që e aspiron atë. Ashtu siç nderojmë partizanët çlirimtarëpër luftën e tyre, nderojmë qytetarët në betejat e përditshme për punën, jetën dhe familjen; nderojmëmjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Lufta për lirinë fisnikëron kombin, atdheun, shoqërinë dhe çdo qytetar.

Dje burimi i lirisë ishte lufta për çlirim, sot motivi i saj është lufta për vlerat thelbësore të shoqërisë, mirëqenien, solidaritetin, tolerancëm dhe paqen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Hyn për të peshkuar, zhduket peshkatari 32-vjeçar te Currilat. Rrobat gjenden...
Previous article RRITJE ALARMANTE E SHIFRAVE/ Mali i Zi në “Lockdown”, i dyti në Europë për numrin e infeksioneve nga Covid 19

s.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT