• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIPAS ERDOGAN/ Kjo është sëmundja që përhapet më shpejt se koronavirusi
Home
Nderkombetare

SIPAS ERDOGAN/ Kjo është sëmundja që përhapet më shpejt se koronavirusi

28 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi Islamofobinë në rritje në vendet perëndimore, duke thënë se fyerja e besimeve të njerëzve nuk ka asnjë lidhje me lirinë.

“Ju keni ndjekur nga afër poshtërsinë në Francë ndaj Profetit (Muhamed) nën etiketën e ‘lirisë së mendimit“, tha Erdoğan në një video-mesazh për kongresin e 23-të vjetor të Shoqërisë Muslimane Amerikane.

“Fyerja e figurave të shenjta të njerëzve është shumë larg lirisë, për shkak se mendimi është tjetër, fyerja është tjetër”, shtoi presidenti turk.

Duke theksuar se fanatizmi ideologjik ka fituar më shumë terren, Erdoğan tha se ata që inkurajojnë fyerjet ndaj Profetit dhe ata që injorojnë sulmet ndaj xhamive po përpiqen të fshehin fashizmin e tyre.

Duke nënvizuar se liria e mendimit dhe shtypit po përdoret gjersa sulmohen vlerat e shenjta, ai tha se këta persona nuk mund të tolerojnë as kritikën më të vogël ndaj vetes.

Erdoğan e quajti Islamofobinë si një sëmundje që përhapet më shpejt se koronavirusi.

“Racizmi kulturor, diskriminimi dhe intoleranca kanë arritur nivele që nuk mund të fshihen në vendet që për shumë vite janë vlerësuar si djep të demokracisë”, theksoi Erdoğan.

Ai po ashtu nënvizoi se Islamofobia dhe ksenofobia janë kthyer në një trend që drejton politikën shtetërore dhe e bën të vështirë jetën e përditshme, duke shtuar se margjinalizimi i muslimanëve për shkak të besimeve, gjuhës, emrave ose veshjes së tyre është bërë i zakonshëm në shumë vende.

Ai tha se Turqia, e cila përpiqet të parandalojë konfliktet mbi baza etnike dhe sektare, nuk heziton të përgjigjet nëse dikush shënjestron vlerat e tyre të shenjta.

“Ne po përpiqemi të ndjekim një politikë të ekuilibruar, të drejtë dhe të sigurt në vetvete që do të japë një shembull për gjithë njerëzimin, veçanërisht në lidhje me liritë fetare. Ne nuk ndërhyjmë në besimet ose mënyrën e jetesës së askujt dhe garantojmë lirinë e adhurimit për të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në vend”, shtoi Erdoğan.

Për komunitetin turk që jeton në Amerikë, Erdoğan tha se ai po ndjek me kënaqësi marrëdhënien e ngushtë vëllazërore që ata kanë krijuar me grupe të tjera muslimane.

Ai shtoi se takimi vjetor i Shoqërisë Muslimane Amerikane do t’i japë shpresë dhe forcë komunitetit islam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Trajneri Lampard për Mou: Jemi persona që duam të fitojmë dhe...
Previous article -6 GRADË DHE.../ Ulen TEMPERATURAT .Zbuloni çfarë ndodh me motin nga dita e nesërme

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT