• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETËR QYTETARËVE TË TIRANËS/ Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj (E PLOTË)
Home
Politikë

LETËR QYTETARËVE TË TIRANËS/ Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj (E PLOTË)

27 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis letrën e tij, drejtuar qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit, kryebashkiaku Erion Veliaj. Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit.

“Po vij unë te ju – shkruan ai – te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”.

Ai nënvizon se pavarësisht sfidës së pandemisë që ka përfshirë botën, flamuri kuq e zi na mëson të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim përpara me transformimin e Tiranës.

“Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e Pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme, që vijoi me një s¬fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin. Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sado që është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por, jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim. Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës”, thekson Veliaj.

Në letër ai vë në dukje se në Tiranë është bërë shumë punë, por ka ende shumë punë të tjera janë përpara. Ndërkaq, nesër Bashkia e Tiranës ka përgatitur një ceremoni zyrtare për festën e 28 Nëntorit, si dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, e cila do të transmetohet në rrjetet sociale.

Letra e plotë:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës,

Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!

Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t’u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm.

Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s¬fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin

Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.

Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës.

Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s¬fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar.

Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t’ju ftoj t’i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA TË RENDA NË ITALI/ Mijëra raste të reja, ja sa VIKTIMA ka në 24 orë
Previous article BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ 1 minutë heshtje tek Barcelona për Maradonën, por shikoni sa keq e përjeton Messi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT