• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT ME ARMË NË ELBASAN/ Zbardhet ngjarja: Arrestohet “Vis korçari” dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNAT ME ARMË NË ELBASAN/ Zbardhet ngjarja: Arrestohet “Vis korçari” dhe…

25 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjes e shkëmbimit me armë zjarri ku është arrestuar Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç,  dhe është shpallur në kërkim Migert Qosja, 25 vjeç, personi që ndodhej në makinën tjetër. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje””, thotë policia e Elbasanit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE PRISNIM FITOREN TËNDE..."/ Doktori humbi jetën nga COVID, miqtë në lot: Ti hapje telefonin pa...
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 644 raste të reja, ja sa viktima ka pasur 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT