• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAFINERIA E BALLSHIT/ Tatimet bllokojnë llogaritë e IRTC dhe nisin verifikimin e transaksioneve
Home
Ekonomi

RAFINERIA E BALLSHIT/ Tatimet bllokojnë llogaritë e IRTC dhe nisin verifikimin e transaksioneve

3 January, 2018 g.autor Breaking News, Ekonomi

Administrata Tatimore do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë IRTC, e cila shfrytëzoi për më shumë se një vit rafinerinë e naftës në Ballsh duke krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj tatimeve.

“TCH” ka mësuar se në datën 5 dhjetor, Tatimet e Tiranës kanë kërkuar nga bankat tregtare informacion mbi çdo transaksion të kryer nga IRTC për të verifikuar nëse kompania ka transferuar para në llogari të tjera brenda apo jashtë vendit.

Burime nga administrata tatimore thonë se që në fillim të dhjetorit, subjektit IRTC me administrator shtetasin Mitat Sulaj i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, dhe ndaj aseteve të saj është vendosur barrë siguruese dhe hipotekore.

Tatimet nuk zbulojnë se cila është vlera monetare e bllokuar dhe ajo e aseteve mbi të cilat është vendosur barra siguruese. Por burime nga administrata thonë se, pas kalimit të afatit një mujor nga urdhri për vendosjen e barrës siguruese, të gjitha asetet do të sekuestrohen siç sanksionohen në ligjin për procedurat tatimore.

IRTC mori në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s në shtator të vitit 2016 sipas një marrëveshje me kreditorët privatë, por edhe bekimin e qeverisë, e cila e quajti marrëveshjen një sukses.

Sipas të dhënave nga doganat, vetëm në vitin 2017 kompania ka prodhuar dhe shitur në tregun vendas 156 mijë tonë karburant. Por edhe pse ka arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj administratës tatimore, për taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi.

Kjo nuk është hera e parë që ARMO lejohet të punojë pa paguar taksa duke shkaktuar dëme të mëdha në buxhet. Edhe në vitin 2009 kur u privatizua nga Rezart Taçi dhe më vonë 2014-ën kur u mor në shfrytëzim nga një kompani azere ARMO është lejuar të shmangë qindra milionë euro detyrime tatimore, të cilat nuk u rikuperuan asnjëherë, por qëndrojnë si borxhe ose janë falur përmes amnistive./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Brenda njësisë më të egër të Policisë së Kosovës: Dramë, aksion dhe ... (FOTO+VIDEO)
Previous article Barcelona/ ​Valverde: Lojtarët që i kam i dua më shumë se sa Coutinhon

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT