Të shtëna me armë në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje. Policia ka shkuar në vend, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin.
Në afërsi të stadiumit Elbasan është gjetur një mjet i ndaluar dhe pa drejtues në brendësi dhe një gëzhojë në tokë. Deri tani s’ka asnjë informacion për të plagosur as nga spitali e as nga qytetarë.


