Ansambli i Këngëve e Valleve kanë surprizuar mjekët e pacientët e COVID 2, ndërsa kanë mbajtur një koncert para ambienteve të spitalit.
Ky gjest u bë në mbështetje të të sëmurëve që po luftojnë me COVID në spital dhe mjekëve, të cilët prej muajsh tashmë, janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
Ndërsa Ansambli i këngëve dhurojnë “spektakël”, pacientë, mjekë e infermierë kanë dalë në ballkonet e spitalit, duke shijuar këngët e vallet e mrekullueshme.





