Mjeku Bledi Nini, nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin,ndërsa është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Ai ishte dërguar në Itali për kurim, por nuk mundi t’ja dilte. Nini, 48-vjeç, punonte në QSUT si mjek ORL.
Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili i bën apel edhe qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, pasi “virusi nuk është lojë mediatike”.
“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.


