Numri i rasteve me koronavirus në botë po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa shifra po i afrohet rekordit të frikshëm, 60 milion.
Sipas Universitetit John Hopkins, deri më tani, në botë numërohen 59759494 raste me koronavirus.
Virusi ka vrarë deri më tani më shumë se 1.4 milion njerëz në të gjithë botën.
Epiqendra e koronavirusit tashmë është Europa, ku vendet kanë rikthyer masat kufizuese, ndërsa edhe krishtlindjet do të festohen nën masa të rrepta.