Ndonëse Monika Kryemadhi u rizgjodh kryetare e LSI disa ditë më parë dhe fjalët e saj ishin per afrime të medha në parti, duket se po ndodh krejt e kundërta.
Prej ditësh ka patur njoftime me ane te rrjeteve sociale të kryetareve të degëve, që lajmërojne edhe “ndarjen” e tyre me LSI.
Por ajo që bie në sy është zhgënjimi, fyerja dhe pakenaqësia e asaj çka kanë dhënë për kontributin e dhënë.
Njeri prej tyre madje shton se ka ne kembim ka marrë vetëm arrogancë.
Është e paqartë se çfarë po ndodh e LSI, teksa prej kohësh kjo parti ka firime të mëdha të anetarëve dhe pak afrime të personaliteteve.
Disa prej reagimeve:
Olger Sanxhaku: “Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorët e mi! Nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres çdo angazhimin tim si pjesë e strukturave të LSI !! Duke filluar si anëtar në vitin 2006 Kryetar njësia Administrative Vaqarr 2017 edhe duke e përfunduar vitin 2020 si Koordinator Qarku Tiranë!
Mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve të mia në këtë Parti prej me shume se 15 vitesh, më ka detyruar të largohem si Anëtar , Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë.
Ndihem i fyer, i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që kam marrë në këmbim të gjithçkaje që kam dhënë në LSI!!
Dua të falenderoj dhe shprehur mirënjohje për këdo shok mik apo i afërm për besimin që më ka dhënë në kohë dhe momente të caktuara! Ju jam mirënjohës dhe gjithmonë miku juaj!! Respekte për ju të dashur Shokë ,Miq dhe të Afërm ! Falenderimet ju takojnë vetëm ju !!! I Juaji Olgeri”, shkruan ish- Koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.
Gentian Arapi: “Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.
I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.
Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.
Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.
Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.
Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.
Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.
Me respekt Genti!”
AlpeNews.al