PD ka sjellë denoncimin e një banori të Shijakut, për të treguar se janë fshehur vdekjet nga Covid.
Por, ka bërë një autogol të madh, duke e bërë të pabesueshme fushatën e saj që ka nisur këto ditë me të vdekur të fshehur.
Personi që bëri denoncimin quhet Dardan Domi.
Ai u paraqit si një qytetar nga Shijaku, që i vdiq mamaja 82-vjeçare nga Covid, por Ministria e Shëndetësisë nuk e ka raportuar.
Gjë që nuk është e vërtetë, pasi rasti është raportuar në njoftimin zyrtar të 5 gushtit.
Zoti Domi, që përdor vdekjen e së ëmës për të bërë politikë, nuk është në fakt një qytetar i thjeshtë.
Ai ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe një nga ish-drejtorët tek legalizimet, në kohën e Shaban Memisë.
Pra, një eksponent i lartë i PD-së.
Në FB-në e tij shihen foto të shumta nga aktivitetet e PD-së, por edhe komunikimet me Gazmend Koduzin, që e çoi në emisionin “Open” për të bërë denoncimin e arsyes së vdekjes së nënës së tij.
Ky është rasti i dytë i PD-së, që përdor familjarët e vet të vdekur për të bërë politikë.
I pari ishte Edi Paloka, që tha se vajza e tezes së tij, që vdiq nga Covid, nuk ishte raportuar.
Gjë që nuk ishte e vërtetë.
Kjo që po bëjnë, duke përdorur familjarët e tyre të vdekur, për të bërë politike, është më shumë se makabre.


