• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E PD/ Ministrja e Mbrojtjes REPLIKON: Histori “alla babale”. Helikopterët e FA…
Home
Politikë

AKUZAT E PD/ Ministrja e Mbrojtjes REPLIKON: Histori “alla babale”. Helikopterët e FA…

24 November, 2020 F.autor Politikë

“Xhaçka përdor helikopterët e FA për fushatë në Dibër” Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Albana Vokshit: Histori ala babale e fabrikuar nga një ish-ushtarak i diskretituar

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave të artikuluara sot nga selia blu se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave të Armatosura për të bërë fushatë në Dibër.

Në reagim, ministrja shpreh indinjatën për akuzat, ndërsa thekson se gjithçka është e fabrikuar nga një ish-ushtarak i diskretituar.

“As Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”,- thuhet në njoftim.

“Histori ala babale me helikopterë”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Albana Vokshit:
Ndoqëm sot me habi dhe indinjatë një deklaratë të znj. Albana Vokshi, e cila përsëriste pa menduar disa akuza të pabaza për përdorimin e helikopterëve të FA për të bërë fushatë elektorale, ngritur nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD, sepse u refuzua me përbuzje nga anëtarësia e kësaj partie ne qarkun e Dibrës, të cilët e njohin shumë mirë atë, karakterin dhe bëmat e tij, tenton tani të fitojë pikë me kryesinë e PD duke sajuar histori ala babale me helikopterë.
Akuza si këto, në fakt nuk meritojnë përgjigje, sepse janë inskenime të ulëta dhe përpjekje për të hedhur baltë e për të nxirë punën e mirë që është bërë në FA në këto vite. Por, në respekt të qytetarëve, duam të sqarojmë që në asnjë rast, as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët.

Duam t’i sqarojmë po ashtu qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.
Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Sot FA përjetojnë një realitet krejt tjetër. Ato gëzojnë besimin e partnerëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët i vlerësojnë FA ne anketime si institucionin më të besuar për shqiptarët. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në rrugën e nisur, duke çuar përpara modernizimin dhe profesionalizimin e FA, larg modelit të së kaluarës, të cilit i përket autori i këtyre akuzave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KEMI PARË VETËM "CHIC"/ Vajzat VIP që preferojnë të veshin dhe tuta (FOTOT)
Previous article FOTOLAJM/ Çorapet e Presidentit Biden bëjnë xhiron e rrjetit, ja ARSYEJA

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT