• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NA DUHEN MJEKË DHE INFERMIERË”/ Gjermania nis vaksinimin anti-covid në dhjetor
Home
Nderkombetare

“NA DUHEN MJEKË DHE INFERMIERË”/ Gjermania nis vaksinimin anti-covid në dhjetor

24 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania ka ndezur makinën e saj të kualiduar organizative për planin e vaksinave. Po lëvizin në mënyrë të shpejtë për të përshtatur qendra të vjetra tregtare, si ish-aeroporte, stadiume, qendra panairesh, salla koncertesh, e deri edhe fusha. Dhe po kërkon në mënyrë frenetike vullnetarë ndërmjet mjekëve në pension, stazhierë, infermierë, ushtarakë, deri edhe veterinarë dhe dentistë.

Qeveria Merkel, ka rënë dakord me guvernatorët e landeve dhe ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. Dhe përgatitjet janë më shumë se të avancuara, sipas mënyrës “gjermane”-precize.

“Duhet të jemi gati” ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Politikani konservator ka shtuar se “jemi në rrugë të mirë”. Ministria po përgatit në detajet më të hollësishme funksionimin e qendrave të vaksinimit.

Sipas dokumentit të paraprirë nga Bild, qendrat e magazinimit të madh të vaksinave do të jenë 60. Kurse qendrat e vaksinimit të popullsisë me qindra. Fushata do të zhvillohet me 3 faza, sipas mudnësisë së sigurimit të ilaçit , që do të sigurohet në bazë të prenotimit dhe një protokolli preçiz.

Të parët që do të vaksinohen, janë të moshuarit dhe qytetarët në rrisk të lartë – 40% të totalit sipas llogaritjeve të qeverisë, më pas personeli mjekësor, policia dhe mësuesit. Në fazën tjetër do të vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo azileve, por edhe emigrantët

Në qendrat e pritjes ose edhe të pastrehët do të vaksinohen nga qendrat e lëvizshme “Impf-Busse”, që kanë autobusë që do të ofrojnë shërbimin për të gjithë. Në qendra, protokolli do të zhvillohet rigorozisht siç është shkruar. Sapo të hyjë në qendër do të matet temperatira dhe kush ka simptoma do të përjashtohet nga vaksinimi.

Më pas do të jetë “sistemi me sens unik” nga check-in në check-out. Vaksinimi do të zgjasë jo më shumë se 15 minuta dhe llogaritja është që çdo mjek mund të vaksinojë rreth 96 persona në ditë.

Pas gjilpërës pacienti do të jetë nën vëzhgim deri sa të thirret për herë të dytë. Një aplikacion do të monitorohet vijëmësimi i ilaçit në trupat e pacientëve. Administrata lokale po përcaktojnë vendet ekzakte për vaksinimin që duhet të jenë lehtësisht të arritshme nga qytetarët dhe të mbrojtura.

Sallat duhet të jenë të blinduara, të sterilizuara dhe të ngrohta. Landet po zgjedhin me detaje, por parimi është që çdo komunë apo rreth duhet të përgatisë të paktën një qendër. Disa qytete kanë bërë të ditur edhe detaje më të hollësishme: në Berlin do të ketë 6 qendra, secila me 15 poste të veçanta vaksinimi, që do të kenë një fluks deri në 20 mijë fëmijë në ditë.

Plani ka përzgjedhur një stadium për patinazhin në akull, qendrën e panaireve, velodromin, Arena e Berlinit dhe dy ish- aeroportët e Tegel dhe Tempelhof. Zyrtarja për Shëndetësisë së Berlinit, Dilek Kalayci e PSD-së deklaroi se “po na përgatisin që të nisim në dhjetor”. Tani mungon vetëm vaksina./La Repubblica- Përkthim i GazetaShqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK VENDOSËN MASKAT ANTI-COVID NË AMBIENTET E JASHTME/ Ja sa qytetarë janë gjobitur vetëm 24 orët e fundit
Previous article PËRHAPJA E COVID-19/ OBSH: Së shpejti ekspertët tanë në Kinë për hetimin...

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT