• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19 SËRISH NË BERAT/ Pozitive dhe dy edukatore të tjera në kopshtin e mbyllur
Home
Sociale

COVID-19 SËRISH NË BERAT/ Pozitive dhe dy edukatore të tjera në kopshtin e mbyllur

24 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Dy edukatore të tjera në kopshtin “Çlirim 1” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat janë konfirmuar “pozitive” me Covid-19, ndërkohë që kopshti është mbyllur për një afat të papërcaktuar pasditen e djeshme. Në qarkun e Beratit vihet re një përhapje e rasteve të të infektuarve në institucionet vendore dhe arsimore, mes bluzave të bardha dhe në Burgun e Beratit, ndërkohë që raste të reja janë shfaqur në DPV Berat dhe Prokurorinë e Rrethit. 5 është numri i të infektuarve mes radhëve të bluzave të bardha në Berat, ku në Spitalin Rajonal janë infektuar: 1 infermier i kabinetit të neurologjisë, 1 mjek oksigjenist dhe 1 infermier në Repartin e Urgjencës; në Poliklinikën e Specialiteteve është konfirmuar “pozitive” 1 infermiere, ndërkohë që edhe në një Qendër Shëndetësore në Urë-Vajgurore një infermiere ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Infektimet kanë vijuar edhe në institucionet arsimore ku: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, 1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Josif Prifti” dhe 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” janë konfirmuar “pozitivë” me koronavirus. Infektime të reja janë shfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ku 3 efektivë policie janë konfirmuar “pozitivë”, në bashkinë e Beratit ku është infektuar një punonjëse administrate dhe në Prokurorinë e Rrethit ku ka rezultuar e infektuar me Covid-19 sekretarja e prokurorisë.

Mes 50 rasteve të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit renditen edhe: 1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 punonjës në zyrat e OSHE-së, 1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, 1 punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare, 2 punonjës në filialin e Albtelekomit, 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”, 1 polic beratas që punon në DPV Fier dhe 1 kambist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM TË DASHURISË NË "LOVE STORY"/ Ja cilat janë dy vajzat që skualifikoi Saimiri (VIDEO)
Previous article "TIRANA ËSHTË SHUMË LARG MBËRRITJES SË..."/ Mjeku Sulçebe: COVID nuk zgjidhet në spital, por me...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT