Një aksident është shënuar mëngjesin e sotme në Maqellarë afër Peshkopisë.
Bëhet me dije se një makinë tip ‘Ford’ për shkak të ngricave, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanve të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë ngrica në rrugë.


