• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ja kur do të nisë plani i VAKSINIMIT për Spanjën
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ja kur do të nisë plani i VAKSINIMIT për Spanjën

23 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi se plani kombëtar i vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të fillojë në janar. Sanchez theksoi se vaksinimi do të zbatohet në 13.000 lokacione në mbarë Spanjën, ndërsa “një pjesë e konsiderueshme e popullatës” mund të vaksinohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Plani i detajuar pritet të shpaloset nesër. Ai tha se në Spanjë shkalla kumulative e të sëmurëve në 100.000 banorë në 14 ditë ka rënë nën 400.

Spanja sot ka filluar të kërkojë test negativ të PCR-së për shumicën e udhëtarëve që në këtë vend arrijnë përmes rrugëve ajrore dhe detare. Masa mbulon ardhjen nga 65 vende, përfshirë pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian (BE). Ndërkohë, rajoni verilindor i Katalonjës ka zbutur disa nga kufizimet e ashpra për baret dhe restorantet dhe ngjarjet kulturore të vendosura nga mesi i tetorit.

Ndonëse edhe më tej mbetet ora policore prej 22 deri në ora 6, baret dhe restorantet katalanase mund të kenë klientë 30 për qind të kapacitetit në hapësirë të mbyllur, ndërsa vendet e mbajtjes së aktiviteteve kulturore mund të punojnë me 50 për qind të kapacitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri
Previous article DEKLARATA/ Osmani: BE të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT