• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOL PALLATIT TEK “RANA E HEDHUN”/ Kush është biznesmeni që ishte shënjestër e sulmit, shpërthimi u dëgjua nga roja dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOL PALLATIT TEK “RANA E HEDHUN”/ Kush është biznesmeni që ishte shënjestër e sulmit, shpërthimi u dëgjua nga roja dhe…

21 November, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer orët e vona të së enjtes në një objekt në ndërtim në Shëngjin.

Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ndodhi në zonën e “Ranës së Hedhun”, ndërsa lënda plasëse, e cila dyshohet të jetë e llojit tritol është vendosur në katin e parë të godinës. Kjo e fundit, mësohet se po ndërtohet nga biznesmeni Liman Gjoka, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

NGJARJA

Sipas burimeve nga uniformat blu, në momentin e ngjarjes brenda kantierit të ndërtimit ka qenë vetëm roja, i cili sapo ka dëgjuar shpërthimin ka njoftuar Policinë. Ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës shpërthyese, ndërsa në lidhje me ngjarjen nisën menjëherë hetimet. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë zbritur nga mjeti, me të cilin lëviznin dhe janë drejtuar për tek objekti që ndodhet afër bregut të detit, ku edhe kanë vendosur lëndën plasëse. Më pas, mendohet se kanë lëvizur sërish me automjetin e tyre, i cili nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se ishte pa targa në drejtim të Lezhës.

HETIMET

Në lidhje me ngjarjen, Policia po merr në pyetje disa persona mes të cilëve edhe biznesmenin Gjoka, i cili ishte objekt i sulmit. Policia ende nuk ka asnjë person të ndaluar si autor i dyshuar i ngjarjes. Hetimet janë përqendruar te konfliktet e pronësisë, pikërisht në vendin ku po ndërtohet, pasi ka pretendime për një pjesë të sipërfaqes së truallit në atë vend nga një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Në zonën ku edhe ndodhi ngjarja, ka disa kamera sigurie, të cilat pritet të sekuestrohen nga Policia në cilësinë e provës materiale, për të parë lëvizjet në momentin para dhe pas shpërthimit. Biznesmeni Liman Gjoka, me banim në Tiranë po ndërton një pallat në bregun e detit, në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi gjatë dy viteve, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të kësaj zone. Lejet e ndërtimit janë dhënë nga Bashkia Lezhë gjatë viteve 2018-2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA NË RRIJTJE NGA COVID-19/ Kufizohet lëvizja në kufirin me Malin e Zi, ja kush do lejohet të kalojë gjatë fundjavës
Previous article SI SHPËTUAN DY KUSHËRINJTË NGA BRESHËRIA E PLUMBAVE/ Sapo dëgjuan krismat ndaluan makinën në anë të rrugës (DETAJE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT