Fitorja e ngushtë e Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden në Xhorxhia është certifikuar zyrtarisht nga Sekretari Republikan i Shtetit, Brad Raffensperger.
Vendimi vjen ndërkohë që përpjekjet ligjore nga aleatët e Donald Trump për të sfiduar humbjen e tij u hodhën poshtë në tre shtete të tjera.
Demokrati mundi rivalin e tij Republikan në Xhorxhia me 12,670 vota. Z. Raffensperger tha të premten se ishte i zhgënjyer që partia e tij humbi, por që “numrat nuk gënjejnë“. Z. Biden do të marrë detyrën në janar si presidenti i 46-të i SHBA.
Marzhi i fitores së Z. Biden në votimet e publikut në përgjithësi qëndron në më shumë se 5.9 milionë vota më shumë. Fitorja e tij në sistemin e Kolegjit Zgjedhor të SHBA, i cili përcakton se kush bëhet president, parashikohet të jetë 306 me 232 – shumë më shumë se 270 që i duhen për të fituar.
Trump deri më tani ka refuzuar të pranojë dhe ka bërë akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor, pa siguruar ndonjë provë, shkruan BBC.
Humbja e fundit vjen ndërsa ai ka thirrur ligjbërësit e shtetit Michigan në Shtëpinë e Bardhë përpara afatit të këtij shteti për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.


