Situata e rënduar me COVID edhe në policinë e shtetit. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se 16 efektivë policie janë konfirmuar pozitiv më COVID-19 në 24 orët e fundit.
Pesë efektivë janë të shtruar në spital, ndërsa në total të infektuar për momentin janë 317 efektivë.
Që nga fillimi i pandemisë janë 699 efektivë të infektuar, ndërsa që nga fillimi deri tani janë 10 të vdekur.


